
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Fundjava në vendin tonë nis kryesisht me kthjellime por pa munguar edhe alternimet e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Gjatë paradites nuk do të mungojnë reshjet e shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, në mënyrë lokale.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 3 deri 13°C, në zonat e ulëta 4 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 17°C.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10m/s,shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./ZËRI
Poll