Aktualitet

Misteri i sherrit brenda club-it? Miqtë e portugezit: Sokrat Vata po ngacmonte një grua, Mendes ndërhyri për ta mbrojtur...

Sipas dëshmisë së tyre, 20-vjeçari ishte i pari që tentoi të qetësonte situatën dhe të ndalonte ngacmimin.

F.I
Misteri i sherrit brenda club-it? Miqtë e portugezit: Sokrat Vata po
Luis Miguel Varela Mendes

SARANDË- Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në plazhin e 'Principotes. Mediat e huaja raportojnë se miqtë e 20-vjeçarit të ndjerë kanë rrëfyer se Mendes ndërhyri pasi pa një grua që po shqetësohej nga një grup personash.

Sipas dëshmisë së tyre, 20-vjeçari ishte i pari që tentoi të qetësonte situatën dhe të ndalonte ngacmimin. Në grupin që dyshohet se po shqetësonte gruan ndodhej edhe Sokrat Vata, i arrestuar dhe i konsideruar nga autoritetet si i dyshuari kryesor për vrasjen. Nga dëshmitë e miqve të tij rezulton se viktima nuk ishte pjesë e përplasjes në momentet e para, por u përfshi pasi vendosi të ndërhynte në mbrojtje të gruas.

Nga ana tjetër truproja i 'Principotes', Sokrat Vata ka deklaruar se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit. Sipas tij, ai u kërkuar të rinjve mbanin qetësi por ishte e pamundur dhe ka nisur konflikti. 

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare po përpiqen të rindërtojnë hap pas hapi atë që ndodhi para dhe gjatë konfliktit.

20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes u gjet i vrarë mëngjesin e 18 gushtit në shezlongët e plazhit. Gjithçka nisi mbrëmjen e 17 gushtit ku viktima me miqtë e tij iu bashkuan një feste me Dj francezë në clubin e “Principotes”. Fillimisht dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes të riut portuges dhe disa personave të tjerë, ku më pas situata ka agravuar në dhunë fizike e deri në përdorimin e thikës. 

Turisti fillimisht u dhunua fizikisht nga kamarierët e lokalit dhe David Gjana klient i lokalit, i shpallur në kërkim si autori i dytë i vrasjes së 20-vjeçarit. Më pas ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit duke e goditur me thikë. Sokrat Vata pas ngjarjes u arratis por u kap pas 5 orësh në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasit turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica dhe David Gjanën, ndërsa janë arrestuar 11 të tjerë.

Poll

MOS HUMB