Aktualitet

Mjeti lundrues merr flakë mes detit, shpëtohen 4 turistët gjermanë në Ksamil

Turistët gjermanë janë evakuuar nga mjeti dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

F.I
Mjeti lundrues merr flakë mes detit, shpëtohen 4 turistët
pamje nga ngjarja

KSAMIL-Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil, teksa në bord ndodheshin katër shtetas gjermanë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Turistët gjermanë janë evakuuar nga mjeti dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB