Aktualitet

Monika Kryemadhi sërish në SPAK! Deputetja-gazetarëve: Na e morët shpirtin!

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ajo bëri edhe batuta me gazetarët. 

F.I
Monika Kryemadhi sërish në SPAK! Deputetja-gazetarëve: Na e
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ajo bëri edhe batuta me gazetarët. 

“Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë”, tha ajo.

MOMENTI ME VIDEO:

Si Kryemadhi, ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta; të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB