TIRANË-Ditën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) është zhvilluar seanca gjyqësore publike për çështjen e prokurorit Valentin Preçi.
Në seancën e sotme, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme paraqiti shkaqet e ankimit për të trija kriteret e rivlerësimit, të pasurisë, figurës dhe të aftësive profesionale që lidhen me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi. Dumani i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të konfirmimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi.
Sa i përket kriterit të vlerësimit të pasurisë, Preçi ndodhet në mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Komisioneri thotë se kjo vlen për dy pasuritë apartament banimi 84,5 m2 dhe garazh, por edhe për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA të bashkëshortes apo edhe mbi pretendimet për mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i bashkëshortes.
Me mbarimin e mandatit më 31 dhjetor 2024, Komisioneri Publik do të zëvendësohet në seancat gjyqësore publike në Kolegj, nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino, pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA. Mandati i vazhdimit të Vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026./ZËRI