DURRËS- Një 49-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte zhdukur prej rreth dy vitesh pas lejes që kishte marrë në burgun e Rrogozhinës. Sipas njoftimit të uniformave blu, 49-vjeçari nga Tirana, kishte përfituar në vitin 2024 një leje shpërblyese nga IEVP Rrogozhinë, pasi vuante dënimin për “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Por, pas përfundimit të lejes, i burgosuri nuk është rikthyer në institucion, duke shkelur rregullat e IEVP-së për të vuajtur dënimin e mbetur. Pas dy vitesh kërkimi, shërbimet e policisë Kavajë në bashkëpunim me ato të Tiranës, e lokalizuan dhe e arrestuan. I burgosuri iu dorëzua menjëherë IEVP Rrogozhinë për të vazhduar ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6, Tiranë, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit:
-E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.