Aktualitet

"Mos e prek kalin..." Vrau turistin në Kalanë e Beratit, autori: Më shau...u fsheha në shpellë

Ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë

F.I
"Mos e prek kalin..." Vrau turistin në Kalanë e Beratit,
Kristo Mema dhe viktima Keli Hoxha

BERAT- “Mos e prek kalin se është i acaruar sot”- kjo ishte fjalia që nisi sherrin, i cili përfundoi në vrasjen me thikë të turistit Keli Hoxha në kalanë e Beratit.

Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) ka deklaruar para hetuesëve se pasi ka parë, turistin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. 63-vjeçari pretendon se pas kësaj, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, siç pretendon ai, në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar për vdekje. E gjithë skean e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës.

Mema më pas ka rrëfyer edhe intinerarin që ka ndjekur pas vrasjes. Ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë.

Ngjarja u raportua mesditën e 28 tetorit, ku Keli Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë u qëllua me thikë nga Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha). Autori 63-vjeçar u kap disa orë më vonë, i fshehur në "shpellën e memecit", pranë Kishës së Shën Mëhillit. Kristo Mema ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB