Aktualitet

Moti i keq, IGJEUM paralajmëron: Deri më 8 janar! Vengu mbledh Komiteti e Emergjencave Civile

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet vërshime të lumjeve dhe rrëshqitje të dherave.

zh.ll
Moti i keq, IGJEUM paralajmëron: Deri më 8 janar! Vengu mbledh
vengu mbledh emergjencat civile

TIRANË- Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë vendin prej më shumë se dy ditësh tashme, ndërsa Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se kjo situata do të vazhdojë deri më 8 janar. Ndërkohë, ministri Pirro Vengu mblodhi sot Komitetin e Emergjencave Civile, për koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut.

Nw mbledhje u diskutua situata e rwnduar nw vend pwr shkak tw reshjeve tw shiu gjatw 24 orwve tw fundit, teksa theksohet gatishmwria pwr koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut.

Njoftimi:

Situata nga reshjet, ministri Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mblodhi sot, në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në vend.
Gjatë takimit u bë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë. Strukturat përgjegjëse raportuan mbi masat e marra deri tani, ndërhyrjet emergjente dhe nevojat për mbështetje shtesë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar problematika, pa pasoja serioze për jetën e qytetarëve.

Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore, rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve.

Sipas parashikimit të IGJEUM, reshjet intesive priten edhe ditën e mërkurë, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet vërshime të lumjeve dhe rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme. Ndërsa, në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave

Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet

---------------------------------------------------

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

Parashikimi Meteo

----------------------

Reshjet

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperatura

Nesër (e mërkurë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C      

në vendet e ulëta: 9 / 16 °C     

në vendet malore:  3 / 12 °C        

Era

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

Poll

MOS HUMB