Aktualitet

Moti i keq në vend/ Fundoset peshkarexha, 2 tragete përplasen në Portin e Durrësit

Ndërkohë një peshkarexhë është fundosur sot në basenin e portit të peshkimit në Durrës.

F.I

Moti i keq në vend/ Fundoset peshkarexha, 2 tragete përplasen në

DURRËS-Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin këtë të hënë ka shkaktuar problematika të shumta në mbarëvajtjen e mjeteve lundruese. Dy tragete janë përplasur gjatë ankorimit në Portin e Durrësit si pasojë e motit të keq.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë një peshkarexhë është fundosur sot në basenin e portit të peshkimit në Durrës. Bëhet me dije se anija ka qenë e ankoruar në kalatë, por për shkak të motit të keq, është mbytur. Gjithashtu mësohet se peshkarexha është në pronësi të një perosni nga Korça, por vitet e fundit nuk ka dalë në det dhe ka qëndruar e ankoruar në bankinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB