Aktualitet

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Maliq dhe ortek dëbore në Theth

Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në afërsi të Urës së Qenckës.

l.k
Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Maliq dhe ortek
Maliq dhe Theth

TIRANË- Dita e sotme është shoqëruar me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa zona.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në aksin Maliq–Lozhan ka pasur rrëshqitje dheu, duke u shembur muri pritës i rrugës. Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në afërsi të Urës së Qenckës. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi, nën kujdesin e drejtuesve të mjeteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edhe në zonën e Thethit ka pasur probleme. Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore–Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin në këtë aks dhe të respektojnë sinjalistikën.

“NJOFTIM ‼️
Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore–Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Me gjithë përpjekjet dhe ndërhyrjen me frezat e pastrimit, puna për pastrim është e pamundur, pasi ortekët janë aktivizuar duke rrezikuar punëtorët dhe mjetet e pastrimit. Për arsye sigurie është i ndaluar qarkullimi i trafikut në zonën e Qafë Thores derisa të ulet aktiviteti i reshjeve dhe të ndalet rënia e ortekëve. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, shkruhet në postimin e ARRSH-së./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB