Aktualitet

"Kafe dhe një teke raki përpara...më pas kallashin dhe hyri brenda bankës"-Si 58-vjeçari grabiti degën e FiBank

Ditën e ngjarjes, mësohet se pasi parkoi makinën e tij, fillimisht Fusha u fut në një lokal pranë bankës, ka pirë kafe dhe një gotë raki, dhe më pas është nisur për të kryer grabitjen.

F.I
"Kafe dhe një teke raki përpara...më pas kallashin dhe hyri
Bardhyl Fusha

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mesditën e 12 shkurtit, ku Bardhyl Fusha tentoi të grabiste me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë FiBank në Tiranë. Gjykata e Tiranës caktori sot masën arrest me burg ndaj 58-vjeçarit, ndërsa në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Fusha nuk ka dhënë asnjë deklaratë përpara gjykatës gjatë dhënies së masës së sigurisë. 

Sipas dëshmisë që ka dhënë Bardhyl Fusha menjëherë pas arrestimit është shprehur se ka borxhe afro 70 mijë euro. Ditën e ngjarjes, mësohet se pasi parkoi makinën e tij, fillimisht Fusha u fut në një lokal pranë bankës, ka pirë kafe dhe një gotë raki, dhe më pas është nisur për të kryer grabitjen. Më pas është futur brenda bankës ku në çantë kishte fshehur kallashnikovin. Pasi qëlloi një herë në dysheme arriti të marrë nga arka e bankës afro 8 milionë lekë të vjetra dhe sapo tentoi që të dilte nga banka u arrestua menjëherë nga efektivët e Komisariatit nr 2.

Avokati i tij mbrojtës, i kërkoi gykatës të caktohej një masë më e butë se ajo e arresit në burg, pasi sipas tij ngjarja është kryer në një moment tronditjeje të fortë emocionale, dhe jo me një prirje kriminale të qëndrueshme. Po ashtu, mbrojtja kërkoi që Bardhyl Fushës t’i kryhet një ekspertim psikologjik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB