Aktualitet

"Ndal Policia!" Ndjeke si në filma, 52-vjeçari hedh çantën me granta e tritol në shkallët...efektivët e shtrijnë në tokë

Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si edhe 6 kapsolla detonatore.

F.I
"Ndal Policia!" Ndjeke si në filma, 52-vjeçari hedh
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar granata luftarake, tritol dhe kapsolla detonatore, të cilat dyshohet se do t’i shiste. Në pamjet e ndara nga autoritetet, 52-vjeçari tenton të largohet sa shikon efektivët, duke hedhur qesen në shkallët e një ndërtese, megjithatë arratia e tij ka zgjatur shum pak.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si edhe 6 kapsolla detonatore.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve plasëse.

Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB