DURRËS- Ka përfunduar seanca Në Gjykatën e Durrës seanca për ish-kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili, i cili kushte ndërtuar një resort pa leje në zonën e Kepit të Rodonit.
Gjyqtari Paulin Çera caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Halilin pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm, korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Ish-kreu i IMT Durrës u mbrojt në seancë nga bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht ish-prokurorja Rabiana Halili. Gjatë seancës Halili u shpreh se kishte njoftuar aitoritetet vendore për punimet në resortin e tij, edhe pse nuk ka qenë lëje për ndërtim. Ai akuzohet se në vitin 2017 ka ngritur një resort pa leje në zonën e Shetajt, Ishëm, gjatë kohës që ishte në detyrë, ndërsa autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës.
Kjo seancë vjen pas arretimit të Halilit nga Policia e Durrësit dhe pas shembjes me tritol të kompleksit të tij “Saint Michelle Residence” në Kepin e Rodonit një ditë më parë./ZËRI