FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë disa emërime të reja në nivelet drejtuese të policive vendore, konkretisht në tre qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë dhe Fier.
Ermal Muça do të drejtojë Policinë Vendore të Lezhës, ndërsa Edvin Ndreu është emëruar në krye të Policisë së Vlorës.
Në Fier, Erion Ahmeti është konfirmuar zyrtarisht si drejtor i Policisë Vendore, pasi më herët ushtronte këtë detyrë me komandim.
Këto lëvizje janë pjesë e procesit të riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në nivel vendor.
Poll