Aktualitet

Ndyshojnë rregullat e “Revolucionit Flamingo”, tubimi shtyhet me një orë, pa foni, udhëheqës Gen Z

Sot janë njoftuar gjithashtu disa rregullua që do të ndyshojnë në mbarëvajtjen e kësaj proteste.

l.k

Ndyshojnë rregullat e “Revolucionit Flamingo”, tubimi shtyhet
Foto nga protestat

TIRANË- "Revolucioni Flamingo" ka hyrë në ditën e 17-të tij, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Sot janë njoftuar gjithashtu disa rregullua që do të ndyshojnë në mbarëvajtjen e kësaj proteste. Alben Kola, një nga mbarëvajësit dhe organizatorët e kësaj proteste tha se duke nisur që nga nesër protesta do të zhvendoset në orën 19:00 për shkak të teperaturave të larta.

Ndërsa nuk do të ketë më fjalime në podium dhe se protesta do të udhëhiqet nga Gen Z.  Kola deklaroi se qëllimi i protestës vijon të mbetet rrëzimi i qeverisë dhe kastës politike.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Europe, can you hear us?”, “Anulo projektin”, këto janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar prej më shumë se dy javës poshtë zyrës qeveritare.

Deri më tani gjatë mbajtjes së protestës nuk ka pasur asnjë incident të madh, ndërsa pritet që sot të marshohet sërish në rrugët e kryeqytetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB