
GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Greqi, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri drejt dy shqiptarëve. Si pasojë Irakli Davella ka humbur jetën dhe Edi Lolo është plagosur. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, rreth orës 13:15.
Autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. I plagosuri ka marrë plumb në kokë dhe në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital. Viktima është pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa i plagosuri një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.
Të paqarta janë edhe rrethanat e krimit, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar autorin/ët. Autoritetet po marrin në pyetje dëshmitarët dhe pamjet nga kamerat e sigurisë./ZËRI