Aktualitet

Ish-ushatarak dhe në kërkim prej 2017-ës, ky është 43-vjeçari që vrau një polic dhe plagosi rëndë kolegun e tij

Braçellari është dënuar me rreth 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

zh.ll
Ish-ushatarak dhe në kërkim prej 2017-ës, ky është
maliq-autori violand bracellari

MALIQ- Violand Bracellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë, ku gjatë një shkëmbi zjarri u vra efektivi Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri. Braçellari është dënuar me rreth 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

"Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”", njoftoi policia. 

Burime bëjnë me dije se autori Bracellari ishte ushtarak dhe njohës shumë i mirë i armëve. Ai jetonte në një stan në pyll ku bënte stërvitje dhe qitje.

Mësohet se 43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij.

Siç njoftoi policia, Bracellari nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është përgjigjur me të shtëna kundrejt thirrjeve për dorëzim dhe është përgjigjur me zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri./ZËRI

Poll

MOS HUMB