TIRANË- Një deklaratë e Kryeministrit Edi Rama për situatën në poliklinikat dhe radhët e qytetarëve ka shkaktuar reagim nga mjekja Alketa Ibranji, e cila kundërshton mënyrën se si kreu i qeverisë e paraqet funksionimin e shërbimit shëndetësor parësor.
Një ditë më parë, gjatë një fjalimi në “Javën e Administratës Publike”, Rama solli si shembull rastin e nënës së një miku të tij, e cila sipas tij kishte shprehur pakënaqësi për shërbimin në poliklinika. Ai tha se qytetarët shpesh detyrohen të shkojnë në orët e para të mëngjesit, rreth 05:00, për të zënë radhë, ndërsa kritikoi mungesën e korrektësisë në orar nga stafi mjekësor, duke e cilësuar situatën si një formë “poshtërimi” për qytetarët.
Në reagimin e saj, mjekja e kundështon këtë interpretim të kryeministrit, teksa sqaron se poliklinikat e shërbimit shëndetësor parësor funksionojnë me orar zyrtar 07:30–20:10 dhe se shërbimet organizohen me fasha orare të përcaktuara për të shmangur mbingarkesën dhe radhët e gjata.
Ibranji shton se deklarata të tilla nuk pasqyrojnë plotësisht realitetin në terren dhe mënyrën se si funksionojnë aktualisht shërbimet shëndetësore parësore, ndërsa i kujton kryeministrit se, sipas saj, kontrollet që bëhen nga strukturat përkatëse tregojnë të kundërtën e asaj që vetë ai deklaroi.
Reagimi i mjekes
Referuar daljes se fundit te KM Edi Rama ne lidhje me ankesen e zonjes pensioniste e cila del qe ne oren 5 - 6 te mengjesit per te marre sherbim ne poliklinikat e sherbimeve shendetsore publike ne Shqiperi dhe vonesen e mjekeve ne pune.
Duke qene se ne daljen tuaj duket dukshem qe nuk keni informacion te sakte mbi funksionimin e strukturave publike shendetsore paresore po ju bej me dije:
Poliklinikat e Sherbimit Shendetsor Paresor fillojne punen ne oren 7:30 - 20:10. Ky orar sipas ligjit eshte transparent dhe i afishuar te dera kryesore e cdo institucioni, sic e kerkon ligji.
Nga ora 7:30 - 8:00 sherbimi laboratorik eshte i pari qe hapet dhe merren analizat e te gjithe pacienteve te planifikuar per diten perkatese.
Dalja e cdo pacienti ne oren 5 apo 6 te mengjesit ne pritje te fillimit te orarit zyrtar, mund t'i ktheni pergjigje edhe mikut tuaj te shqetesuar per nenen e vet, eshte zgjedhje e nenes, jo tregues i keqfunksionit te sherbimit publik shendetsor paresor. Cdo mberritje ne pune ne orarin zyrtar, nqs pacienti pret ne rruge qe ne oren 5 apo 6 te mengjesit, vonese do duket, sigurisht. Por kjo nuk duhet te artikulohet nga ju si e tille se eshte GAFE e madhe. Nje KM nuk duhet te flase pa patur informacion te sakte, sepse gabimi mban peshen e postit te atij qe nxjerr fjalet nga goja.
Ashtu si edhe keni dijeni besoj ne lidhje me investimet qe keni bere ne shendetesi, nje prej tyre quhet Sistemi i Referimit i cili ka kosto mirembajtje mbi 150 milion leke ne vit. Per infon tuaj, m.q.s nga komunikimi juaj i fundit rezulton qe nuk e dini si funksionon, per te permiresuar cilesine e sherbimit, pacientet planifikohen te vijne ne fasha orare te mirepercaktuara pikerisht qe te mos kete mbidyndje dhe pritje rradhesh te gjata.
Nena pensioniste e mikut tuaj qe ju ka sjelle ankesen, duhej te kishte ne rekomandimin e saj nje nga fashat orare te meposhte:
8:00 - 10:00, 10:00 - 12:00, 12:00 - 14:00, 14:00 - 16:00, 16:00 - 18:00 dhe 18:00 - 20:00.
Informoni mikun tuaj qe mos e lere nenen e vet te dale qe ne oren 5 te mengjesit nga shtepia, pavaresisht se eshte udhezuar qartesisht nga mjekja e familjes mbi kete ceshtje.
Nje problem tjeter qe ngrini eshte ardhja me vonese ne pune e stafit mjekesor. Ky eshte nje problem qe konstatohet dhe zgjidhet ne nivel drejtorish perkatese i nderuar Z. Kryeminister. Kujdes me kete autogol sepse ne te gjitha kontrollet qe behen nga strukturat perkatese, rezulton e kunderta e asaj qe thoni. Informohuni!
Nqs ky eshte nje lloj presioni qe doni te ushtroni mbi 1763 mjeke dhe 6675 infermiere te sherbimit paresor, se mund te hiqen nga puna sepse mamaja e shokut tuaj ankohet per mjeket, po guxoj t'ju them se mbi supet e ketyre njerezve hodhe gjithe peshen e pandemise se kobshme, kur mori permasa te cilat nuk i kishit parashikuar, pa orare, pa bonuse, pa asnje vleresim.
Jane pikerisht kjo armate njerezish, arsyeja pse taksapaguesit shqiptare trokasin ende ne dyert e sherbimit publik. Numrat e telefonave personale, te cilat u bene publike pa konsent, ne kohen e pandemise, pergjigjen edhe sot jashte orarit zyrtar, sepse ndryshe nga administrata publike, puna e mjekut vetem me oret e punes qe nuk matet i nderuar Kryeminister.
Do ju kerkoja te pyesnit ate shokun/mikun:
1) Sa e ka pensionin mamaja e tij?
Ne presim pensionistet ne keto institucione ku nuk ngurojne te ankohen edhe per kete ceshtje jetike. Pikerisht se gjejne ambient mikprites guxojne e flasin halle shtepie. Nuk na del! Shyqyr na ndihmojne femijet! Ky eshte refren i perditshem.
2) Sa % te pensionit te saj paguan per medikamentet (pertej vleres qe mban receta e rimbursimit) per te marre medikamente qe i bejne derman? Po ju flas me gjuhen e pensionisteve i nderuar.
3) Ndoshta mamaja e mikut tuaj eshte me fat qe e ka djalin ketu. Hajde nje jave te vetme te shikosh sa pensioniste qajne nga malli i femijeve qe i kane larg Shqiperise dhe nga rendimi psikologjik ju rendohen edhe semundjet kronike.
Qe te mos zgjatem me, nuk eshte tentativa e pare kjo qe beni tabele qitje mjeket e infermieret, kur greminat e shendetsise shqiptare jane aty, para syve tuaj dhe jane realitet ku po mbyten pensionistet, mjeke e infermiere, e te gjithe te semuret e ketij vendi.
Nese ka nje vlere te vetme ky Sistem Shendetsor Publik qe eshte falas, qe buron nga ndjenja humane dhe vokacioni i profesionit, keta jane mjeket dhe infermieret e ketij vendi. Nuk ka page qe i vlereson sa duhet! Mos guxo t'i prekesh!
Ti, jo!
Deklarata e plotë e Ramës:
“Nëna e një shokut tim, ai është pak më i ri se unë, ajo është gjyshe, kishte dalë në protestë. I biri më tregon që ishte alarmuar kur i kishin thënë, sepse ajo është në një moshë të caktuar që në mes të një turme njerëzish, gjëja e parë që të shkon ndërmend është që mund të pengohet, rrëzohet…
Pyet të ëmën dhe i thotë: ç’a shkon ti në protestë? Ajo i tregon atë që besoj unë është thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Asaj i duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë, si ajo ka dhe të tjerë, njerëzit shkojnë atje që në orën 05:00 të mëngjesit. Presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë që duke qenë para në radhë të kenë mundësinë që ai t’i shohë, sepse mjeku e para nuk vjen në orar. E dyta, nuk rri deri në fund të orarit, pasi trajton tre, katër, ikën… Kjo grua në moshë, një gjyshe del në protestë sepse është e fyer! Fjalë e lehtë në fakt, është poshtërim”.