Aktualitet

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, ja rregullat për maturanët

Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve.

F.I
Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, ja rregullat
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor. Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve.

Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu bën me dije se provimi nis në orën 10:00 dhe sipas saj nuk lejohet largimi para orës 12:30.

“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj.

Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant

Suksese të gjithëve!

Rregullat Matura Shtetërore 2025:

Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës

Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Çfarë duhet të keni me vete:

Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).

2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Veshje e rregullt

Uniforma e shkollës.

Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse

Shishe me ujë.

Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi

Ndalohen rreptësisht:

Telefonat

Ora smart

Rregulla gjatë provimit:

Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.

Nuk lejohet largimi para 12:30″, njofton Manastirliu.

Poll

MOS HUMB