Aktualitet

SPAK godet klanin ‘’Rraja”, 6 persona në pranga, mes tyre dhe djali i ish-deputetit

6 personat e arrestuar akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal

E.K
SPAK godet klanin ‘’Rraja”, 6 persona në pranga, mes tyre
rrahman rraja

TIRANË- Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Krujës, kanë zhvilluar një operacion që ka çuar në pranga 6 persona, të lidhur me fisin Rraja. Në mesin e personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Dyshohet se personat e arrestuar vepronin në kuadër të grupit kriminal, por ende nuk ka detaje për krimet që ata akuzohen.  

6 personat e vënë në pranga

1-Marvin Bushati

2- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3- Sokol Qaja

4- Gazmir Rraja

5- Perparim Rraja

6- Rexhep Rraja

Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja.

Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB