
VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i cili u vendos në pranga 2 ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”. Ndaj edhe në seancën e sotme, gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, duke e lënë në burg Rakipajn. Në seancën e sotme, 40-vjeçari ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për moshën e 3 vajzave që kishin shkuar me të në hotel. Po ashtu, ka pretenduar se ka qenë vetëm ai që ka konsumuar kokainë, jo vajzat.
Por dëshmia e tij është hedhur poshtë nga një video e filmuar nga një prej vajzave në hotel, e cila ka filmuar 15-vjeçarjen duke konsumuar lëndën narkotike. Vetëm se në momentin kur e mitura konsumon kokainën, 40-vjeçari është në gjumë, brenda dhomës së hotelit. Sa i përket akuzës se ai ka ka kryer marrëdhenie seksuale me të miturën, pritet që të provohet nga përgjigjia e eksperitës mjekoligjore.
Ngjarja e rëndë ndodhi 22 mars, ku Rakipaj, bashkë me një tjetër person për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura që të shkojnë me to në hotel. Atje kanë konsumuar lëndë nakortike të llojit kokainë dhe më pas, 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, dy adoleshentet e tjera kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike me 33-vjeçarin, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale./ZËRI