Aktualitet

Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri të Xhikes" në kërkim! Cili ishte roli i tyre dhe njohja me Artur Shehun

Ndaj tyre janë vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" në kuadër të një operacioni të gjerë që synon goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

zh.ll
Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri
endi rama-adrian rama-elton memeti

TIRANË- Erjon dhe Adrian Rama, dy nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Miri i Xhikes”, dyshohet se janë të përfshirë në skema të pastrimit të parave të këtij grupi kriminal dhe janë shpallur në kërkim.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" në kuadër të një operacioni të gjerë që synon goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

Skema ka në qendër trafikun ndërkombëtar të drogës në vende të ndryshme të Europës nga Amerika Latine, ku përgjegjës për territorin zviceran rezulton Adrian Rama. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se pas gjithë kësaj skeme ka monovruar Adriani, ndërsa vëllai i tij Erioni, thuhet se ka rolin e një figuranti.

Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri
adrian rama

Në një foto të siguruar nga ZËRI, shihet Elton Memeti me gotë shampanje, si bashkëpunëtor i Adrian Ramës, ndërsa Endi Rama, djali i “Mirit të Xhikes”, mban puro dhe shampanjë. Elton Memeti ka bashkëpunuar me Adrian Ramën për kontrollin e territorit në Zvicër për trafikun e drogës.

Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri

Elton Memeti ka bashkëpunuar me Adrian Ramën për kontrollin e territorit në Zvicër për trafikut e drogës.

Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri
elton memeti

Sipas burimeve për ZËRI, Endi Rama ka pasur njohje me biznesmenin Artur Shehu, falë qëndrimit të tij në Amerikë në vitin 2018 dhe posedimit të pasaportës amerikane. 

Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri

endi rama, djali i 'Mirit të Xhikes'

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Adriani, nipi i 'Mirit Xhikes' ka pastruar para per llogari te Artur Shehut ne jug dhe ne tirane.

Madje, për këtë rast thonë burimet, gruaja 'Mirit të Xhikes', eshte thirrur ne SPAK para 1 muaji.

Mes listës së 20 masave të sigursë të lëshuara në kuadër të operaciont të zhvilluar nga SPAK, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë edhe dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama.

Dyshja janë nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Mirit i Xhikes”, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal. Në kuadër të aksionit vëllezërve u janë sekuestruar vila në Palasë, Jalë e Rolling Hills si dhe dhjetëra llogari bankare.

Hetimet e SPAK po vijojnë, ndërsa pritet që të kemi zhvillime të mëtejeshme në vijim lidhur me zbardhjen e skemave të dyshuara financiare, si dhe me ekzekutimin e masave të sigurisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB