Aktualitet

Nis bojkoti për masat e sigurisë në GJKKO, avokatët kundërshtojnë rregulloren: Na cenon punën

Vendimi lidhet edhe me të gjithë të arrestuarit, të cilët duhet të dalin para Gjykatës për vlerësimin e masës brenda 72 orëve, ose në të kundërt arrestimi bëhet i pavlefshëm.

F.I
Nis bojkoti për masat e sigurisë në GJKKO, avokatët
foto ilustruese

TIRANË-Fillon sot bojkoti i avokatëve kundër rregullores së re të GJKKO-së që u ndalon përdorimin e celularëve në sallat e gjyqit. Vendimi me shumicë votash në mbledhjen me Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë. Bojkoti ishte zhvilluar për gjyqet e themelit, ndërsa nga sot ai shtrihet edhe te seancat për masat e sigurisë.

Vendimi lidhet edhe me të gjithë të arrestuarit, të cilët duhet të dalin para Gjykatës për vlerësimin e masës brenda 72 orëve, ose në të kundërt arrestimi bëhet i pavlefshëm. Si pasojë e bojkotit të tyre më 21 shtator, GJKKO gjobiti mbi 10 avokatë me nga 50 mijë lekë të rinj.

Rregullorja e re GJKKO-së hyri në fuqi më datë 1 shtator. Me ndryshimet e reja kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. 

Gjithashtu, rregullorja e re ndalon mbajtjen dhe përdorimit e telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit për avokatët. Megjithatë në rregullore thuhet se: Prokurorët, të pandehurit, viktimat dhe avokatët që marrin pjesë në një seancë gjyqësore mund të mbajnë me vete dhe të përdorin vetëm kompjuterë portativë (laptopë) për ushtrimin e funksioneve të tyre procedurale, për aq kohë sa përdorimi i tyre nuk cenon rendin, solemnitetin ose zhvillimin e rregullt të seancës gjyqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB