Aktualitet

Thellohet skandali! Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut, ia vendosën mjetit me të cilin lëviste Agasi e Hyseni...

Por zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK.

F.I
Thellohet skandali! Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut, ia
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e cila dyshohet se ndihmoi me informacione sekrete shetërore biznesmenin Ergys Agasin gjatë arratisë.

Në një episod të dosjes pëveç 500 telefonatave dhe mesazheve mes Hysenit dhe Agasit, për të cilat SPAK thotë se nuk kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit, flitet edhe për mjetin tip 'Skoda', në pronësi të SHISH-it me të cilin lëviznin dyshja. Ky automjet në pronësi të SHISH-it, që përdorej nga Vlora Hyseni dhe drejtori opreativ Jurgen Kole, e disa të tjerë në SHISH mbante targat AB 5XX XX.

Thellohet skandali! Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK-ut, ia

I njëjti mjet dyshohet se përdorej për lëvizje të sigurta edhe nga i kërkuari nga drejtësia, Ergys Agasi, shkruan weblajm. Por zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK. Ende nuk dihen detaje se si u morën targat e prokurorit të SPAK dhe vetë SPAK-ut për t’i përdorur në një operacion ilegal.

Ish-drejtoresha e SHISH, e cila ndodhet në 'arrest shtëpie', është nën hetim për veprat penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit. Hetimet janë vijim i dosjes së AKSHI-t, ku në fokus është edhe biznesmeni Ergys Agasi. 

Në kuadër të hetimit në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluçi, shef tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani, kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente. Në dorën e SPAK kanë rënë disa materiale sekrete të SHISH, ku 9 prej tyre janë gjetur në makinën e Agasit, në kuadër të kontrolleve në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Me urdhër të GJKKO kontrolle u kryen edhe në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda./ZËRI

Poll

MOS HUMB