Gjirokastër/ Zjarr pranë lagjes 'Zinxhira', zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me barisht shkurre dhe mbetje në lagjen 'Zinxhira' të Gjirokastrës në afërsi të banesave.
Flakët kanë ngritur shqetësim për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar, ku ka bërë që shërbimi zjarrfikës të ndërhyjë menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një qytetar.
View this post on Instagram
Në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Efektivët kanë punuar për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve duke neutralizuar rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Pas ndërhyrjes vatra është izoluar dhe zjarri është shuar plotësisht. Nga flakët nuk janë raportuar dëme në banesa./ZËRI
Zjarr në fshatin Bishan të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era
VLORË- Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte.
Në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën me bimësi.
Forcat zjarrfikëse kanë nisur punën për izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura./ZËRI
Vihet nën kontroll zjarri në Kreshpan, policia shoqëron tre persona
FIER- Pas disa orësh përpjekje zjarri që përfshiu zonën e Kreshpanit në Fier është vënë nën kontroll. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse banorë të zonës dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
Ndërhyrja nga ajri ka luajtur një rol në frenimin e përhapjes së flakëve. Helikopteri ka kryer disa ndërhyrje mbi zonën e përfshirë nga zjarri duke goditur vatrat kryesore dhe duke ndihmuar ekipet në terren në izolimin e tyre.
Në operacion janë përfshirë rreth 100 banorë së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe dy automjete zjarrfikëse. Forcat në terren kanë vijuar punën për disa orë për të neutralizuar vatrat dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se mund të kenë përgjegjësi për rënien e zjarrit. Rrethanat dhe shkaku i tij pritet të përcaktohen në vijim të verifikimeve.
Sipas burimeve nga Prefektura e Fierit vatrat kryesore janë shuar dhe situata aktualisht paraqitet nën kontroll. Megjithatë për shkak të sipërfaqes së prekur dhe rrezikut të riaktivizimit të flakëve operacioni nuk konsiderohet ende i përfunduar.
Shërbimet zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë duke monitoruar terrenin dhe sipërfaqet e djegura për të evidentuar dhe neutralizuar në kohë çdo vatër që mund të rindezet.
Zjarri në fshatin Kreshpan të Fierit i favorizuar nga era ka shkaktuar dëme të shumta në dhjetra rrënjë udhinjsh./ZËRI
Zjarri përfshin Karicën e Matit, flakët drejt pyllit me dushqe! Zjarrfikësit në betejë me vatrën (VIDEO)
MAT- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë pjesë e Njësisë Administrative Baz në Bashkinë Mat, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në një zonë pyjore.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në një sipërfaqe me bar dhe më pas i favorizuar nga eraështë përhapur në drejtim të një masivi me dushqe.
Pas njoftimit për situatën shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e flakëve. Përpjekjet janë përqendruar në frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbajtjen e tij larg zonave të banuara.
Terreni në zonë mundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ku pritet të ndihmojë në kontrollin e vatrës. Megjithatë era mbetet një faktor që mund të favorizojë përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Shërbimet në terren vijojnë monitorimin e situatës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Për përcaktimin e tyre pritet të nisë edhe puna e strukturave përkatëse./ZËRI
Një tjetër vatër zjarri në Fier, flakët përfshijnë ullishtet e Kreshpanit
FIER- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në qarkun e Fierit këtë herë në fshatin Kreshpan ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte.
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke shkaktuar dëme në dhjetëra rrënjë ullinjsh dhe duke krijuar rrezik për masivin pyjor me pisha pranë zonës.
Situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa për përballimin e situatës është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.
Ende nuk ka të dhëna për shkakun e rënies së zjarrit. Ndërkohë vijon monitorimi i situatës për të shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera dhe drejt zonave me bimësi.
Vatra në Kreshpan shtohet në një seri zjarresh të raportuara në qarkun e Fierit ku temperaturat, era dhe sipërfaqet me bimësi kanë favorizuar përhapjen e flakëve./ZËRI
Flakët përhapen me shpejtësi në Memëlisht të Pogradecit, zjarrfikësit dhe banorët në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)
POGRADEC- Pasditen e sotme në fshatin Memëlisht të Pogradecit është aktivizuar një vatër zjarri duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës. Në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.
View this post on Instagram
Në operacion janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe një cisternë uji, ndërsa në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë përfshirë edhe banorë të zonës.
Aktualisht rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Ndërhyrja në terren vijon me qëllim izolimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera./ZËRI
Zjarr në Topojë të Fierit, flakët favorizohen nga era e fortë, rrezikohet një banesë (VIDEO)

FIER- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me kashtë misri në fshatin Topojë të Fierit duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar edhe një banesë aty pranë.
Përballë situatës banorët janë bashkuar me shërbimet zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit, duke parandaluar që flakët të shkaktonin dëme në banesën e rrezikuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa situata është vënë nën kontroll./ZËRI