Aktualitet

Nis në mes të natës aksioni për lirimin e plazheve publike në Durrës e Kavajë

Aksioni u shtri edhe në Golem, ku u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse. 

k.m.
Nis në mes të natës aksioni për lirimin e plazheve publike
Pamje nga aksioni

TIRANË- Në Durrës dhe në Kavajë ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qytetit, të cilat janë zaptuar në mënyrë abuzive. Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Durrësit bën me dije se çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje janë larguar nga zonat publike të plazhit. Aksioni u shtri edhe në Golem, ku u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga pushuesit. Sekuestrohen 70 komplete me çadra dhe shezlongë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë. Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Autoritetet theksojnë se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit, me qëllim garantimin e një plazhi të lirë dhe të aksesueshëm për të gjithë pushuesit./ZËRI

Poll

MOS HUMB