Aktualitet

Nis protesta e opozitës! Qytetarët me çadra bllokojnë 5 pikat kyçe të kryeqytetit, paralizohet trafiku

Lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore

F.I
Nis protesta e opozitës! Qytetarët me çadra bllokojnë 5
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Qytetarët me çadra i janë bashkuar deputetëve demokratëve duke bllokuar rrugën e “Elbasanit”. Trafiku është paralizuar dhe tek rrethrrotullimi i “Sheshit Willson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.

Lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI

Poll

MOS HUMB