Aktualitet

Një klikim dhe humbisni WhatsApp-in! Policia apel qytetarëve: Mos klikoni linke, një kod 6-shifror...

Sipas njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se janë evidentuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, përmes të cilave autorët përpiqen të mashtrojnë përdoruesit.

zh.ll
Një klikim dhe humbisni WhatsApp-in! Policia apel qytetarëve: Mos
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka lëshuar një apel urgjent për qytetarët, duke paralajmëruar për një skemë të re mashtrimi kibernetik që synon marrjen e kontrollit të llogarive në ëhatsApp.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se janë evidentuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, përmes të cilave autorët përpiqen të mashtrojnë përdoruesit.

Bëhet fjalë për linke, si ftesa apo konfirmime, të cilët pasi i klikon të kërkohet një kod. Është pikërisht kodi, përmes të cilit, mashtruesit regjistrojnë llogarinë në një pajisje tjetër dhe të marrin kontrollin e plotë të saj, duke i hequr aksesin përdoruesit të vërtetë.

Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë me askënd kodin e verifikimit të ëhatsApp-it, edhe nëse kërkesa vjen nga persona të njohur.

Njoftimi i Policisë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë ëhatsApp.

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive ëhatsApp.

Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim.

Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të ëhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët:

* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të ëhatsApp me askënd;

* Aktivizoni funksionin Tëo-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin ëhatsApp;

* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.

Mbroni të dhënat tuaja!

Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.

Poll

MOS HUMB