Aktualitet

Një muaj burg për Valon Llukën, ish-ortaku i Pacollit akuzohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale

Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë dyshimet për “Mashtrim”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”.

F.I
Një muaj burg për Valon Llukën, ish-ortaku i Pacollit akuzohet
Valon Lluka

KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji biznesmenit Valon Lluka. Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë dyshimet për “Mashtrim”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”.

Biznesmeni u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë më parë në 7 tetor, ndërsa lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Nuk dihet akoma nëse ndalimi i Llukës është bërë për llogari të akuzave që ka bërë Behgjet Pacolli ndaj tij apo per një çështje tjetër. Lluka ka qenë administrator i Vlora International Airport – VIA Sh.p.k, deri në shkarkimin e tij nga Behgjet Pacolli më 3 shtator të vitit 2025.

Pacolli e akuzoi Llukën për falsifikim dokumentesh, ku sipas tij biznesmeni kishte ka tentuar të realizonte transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur./ZËRI

Poll

MOS HUMB