Nga Klodian Tomorri:
Ndertuesi dhe maskoti
Nje nga keta ndertuesit qe nderton kasolle larte e poshte neper Tirane, coi nje here nje reklame te vogel tek portali i nje kolegu. Ishte koha kur i doli emri tek disa dosje te SPAK-ut.
Nejse pasi e pagoi pak muaj, sic duket u qetesua gjendja ketej nga SPAK-u dhe nje dite te bukur ndertuesi i coi email portalit, ku i njoftoi nderprerjen e reklames. Arsyetimi i nderprerjes ishte nje kryeveper.
"Analizat tona te brendshme tregojne se reklamimi ne median tuaj nuk ka cuar ne rritjen e shitjeve te kompanise" i shkruante kompania portalit.
Po perle ore perle. Kur e tregonte ky kolegu, me lot.
M'u kujtua ky episodi, kur plasi historia e Air Albanias. Flamuri i qiejve te Shqiperise nuk para bente reklama neper media, por zgjodhi nje rruge tjeter marketingu.
Air Albania pajtoi superstarin me te madh te trojeve shqiptare dhe me gjere, kryeministrin e Shqiperise, SHTZ Edi Rama, si maskot per marketimin e kompanise.
Ky jo vetem qe nuk ja rriti shitjet, por e zhyti Air Albanian ne grope, e falimentoi. Imagjino ca do kishte bere ndertuesi i SPAK-ut ne kete situate.