Aktualitet

"Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit", Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga burgu

Shkambi iu drejtua Apelit me ankimim ndaj arrestit me burg, me argumentin se ai nuk është autori i krimit.

zh.ll
"Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit", Apeli
astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia, në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy të tjerëve. Shkambi iu drejtua Apelit me ankimim ndaj arrestit me burg, me argumentin se ai nuk është autori i krimit.

Gjon Shkambi, i arrestuar në lidhje me ngjarjen si i dyshuar se kishte dijeni për planin e nipit të tij, Elvis Shkambi. Megjithatë, ai pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, ndërsa vetë ky i fundit, autori që zbrazi armën ndaj gjyqtarit, nuk e ka apeluar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë. 

Akuzat

Elvis Shkambi 30-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Gjon Shkambi 56-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;

Banush Koxhaj 63-vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB