Aktualitet

Atentat pranë Rinasit! Një viktimë dhe një i plagosur! Breshëri plumbash mes dy mjeteve

Autorët pasi kanë qëlluar dhe janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.

F.I
Atentat pranë Rinasit! Një viktimë dhe një i plagosur!
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANE- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe udhëtarët që ndodheshin në zonë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në dalje të aeroportit, në aksin që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris. 

Sipas burimeve për ZËRI, nga breshëritë e armëve ka mbetur i vrarë një person, ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra e ekzekutimit, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat me prapavijë mafioze, ndoshta në vazhdën e konflikteve të mëparshme mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Tiranës. Policia e Shtetit dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e viktimave dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të instaluara në perimetrin e aeroportit dhe përgjatë rrugës kryesore, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB