Aktualitet

"Nuk kishte asnjë lidhje me viktimën", flet avokati i Petrit Çakrrit: Klienti im njeh vetëm Kristi Bushgjokën

Duke folur për mediat, avokati tregoi se prokuroria nuk paraqiti prova konkrete në seancë për përfshirjen e Çakrrit, ndërsa theksoi ky i fundit, dyshohet si bashkëpunëtor dhe jo si autor i ngjarjes.

zh.ll
"Nuk kishte asnjë lidhje me viktimën", flet avokati i Petrit
Viktima Renis Dobra dhe i dyshuari, Petrit Çakrri

DIBËR- Petrit Çakrri alias Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj janë lënë në burg nga Gjykata e Dibrës, pasi akuzohen për vrasjen e 24-vjeçarit Renis Dobra. Ndërkohë, avokati i Petrit Çakrrit ka zbuluar detaje nga seanca e sotme me dyer të mbyllura, teksa ka deklaruar se kliente i tij nuk e njeh viktimën dhe as nuk ka pasur kontakt me të. Duke folur për mediat, avokati tregoi se prokuroria nuk paraqiti prova konkrete në seancë për përfshirjen e Çakrrit, ndërsa theksoi ky i fundit, dyshohet si bashkëpunëtor dhe jo si autor i ngjarjes.

Lidhur me autorët e tjerë të dyshuar për ngjarjen, avokati i Çakrrit tha se klienti i tij njeh vetëm njërin prej vëllezërve Bushgjokaj. Bëhet fjalë për Kristi Bushgjokaj, i cili është në kërkim nga policia. Ndërsa sa i përket mbrëmjes së krimit, ai u shpreh se Çakrri kishte shoqëruar një mikun e tij në Burrel, e më pas sipas tij, ai ka lëvizur për në Tiranë.

Renis Dobra u vra dhe u hodh në liqenin e Ulzës mbrëmjen e 8 Korrikut. Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, pasi pikasjes nga kamerat e sigurisë së bizneseve gjatë aksit Burrel-Tiranë. Në pranga ranë Petrit Çakrri alias Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, ndërsa dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë ende në kërkim nga policia./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB