Aktualitet

FOTO/ Tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit, ja kush është shqiptari që detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente

23-vjeçari shqiptar tashmë do të përballet me drejtësinë amerikane, pasi akuzohet për sulm dhe ngacmim.

zh.ll
FOTO/ Tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit, ja kush
23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj

SHBA- Personi që shihni në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj, i cili detyroi pilotët e avionit që fluturonte nga Omaha në Detroit, të bënte ulje emergjente pë shkak të tentativës së tij për të hapur derën gjatë fluturimin. I riu shkaktoi momente paniku në bord pas sherrit me stjuardesën, ndërsa është arrestuar menjëherë pas uljes së avionit.

23-vjeçari shqiptar tashmë do të përballet me drejtësinë amerikane, pasi akuzohet për sulm dhe ngacmim. Megjithatë, kjo nuk është përballja e parë me ligjin për shqiptarin. Bëhet me dije se në moshën 18-vjeçare, Nikprelaj u akuzua në shkurt të vitit 2020 për dhunë ndaj të dashurës.

Gjithashtu, ai rezulton i akuzuar për një rast vjedhje të një borëpastrueseje që ishte në punë. Ai ka tentuar të arratiset, megjithatë, mjeti i pajisur me sisitem GPS bëri të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij./ZËRI/

Poll

MOS HUMB