Aktualitet

Nuk pranoi ndarjen, shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta shtypë me makinë

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi e përndoqi, goditi me makinën e tij atë të ish-të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga.

I.F
Nuk pranoi ndarjen, shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta
Foto ilustruese

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar nuk e ka “përtypur” dot ndarjen nga ish-partnerja e tij dhe e ka përndjekur atë me makinë, që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën vajzës së re. Autoritetet italiane njoftuan se arrestuan orët e vona të së enjtes të dyshuarin që po përpiqej të arratisej pas krimit.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje të ish-partneres. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi e përndoqi, goditi me makinën e tij atë të ish-të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga. Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap pa e ndihmuar atë, e cila si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime serioze dhe u dërgua në spitalin e Castellanetës për mjekim.

Gjatë hetimeve dhe dëshmisë së vajzës, ata mësuan identitetin e agresorit dhe e shpallën në kërkim, kurse motiv i krimit ka qenë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

Madje sipas rrëfimit, një ditë para ngjarjes ai e kishte dhunuar të renë dhe kërcënuar me jetë, teksa më pas ka vijuar përndjekjen edhe me anë të telefonatave dhe mesazheve, për të bindur që të ribashkoheshin. Refuzimit të saj iu përgjigj me një skenë si në filmat aksion, me ndjekje makinash në rrugë dhe shkaktim aksidenti me qëllim vrasjen e ish-partneres në shenjë hakmarrjeje. I akuzuari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pas ndalimit, u la në arrest shtëpiak, teksa pret procesin e hetimit dhe gjykimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB