Aktualitet

“Çohet ky prej Dukagjinit dhe thotë është toka e gjyshit”, nipi i Rakip Kurtaj: Shtëpinë e axhës sim nuk e gëzon dot askush

Rakip Kurtaj është një prej banorëve që janë strehuar në godinën që pretendohet si pronë nga familja Shkambi

E.K
“Çohet ky prej Dukagjinit dhe thotë është toka e
shkelqim kurtaj

TIRANË- Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur dje, në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, ka deklaruar se shtëpinë e xhaxhait të tij nuk mund ta gëzojë askush.

“Janë 30 familje, çohet ky nga Dukagjini dhe thotë ‘është toka e gjyshit’. I kanë bërë letrat false, kanë marrë lekë me fajde, me ça po thonë njerëzit, se unë nuk e di, janë zhytur në borxhe. I kanë shkuar puna me gjyqe se askush s’ia ka marrë përsipër për t’ia dhënë. U ka shkuar puna o me vra veten, o këta të tanët. Iku rahmetliu (gjyqtari). Më vjen keq për gjyqtarin, ishalla i ka shkuar shpirti në xhenet”, është shprehur Kurtaj për mediat jashtë spitalit të Traumës. Rakip Kurtaj mbeti i plagosur nga Elvis Shkambi, me të cilin janë prej vitesh në një proces gjyqësor, pas një konflikti për pronën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Deklarata të forta u bënë sot dhe nga familjarët e Elvis Shkambit. Xhaxhai i tij Gjovalin Shkambi u shoqërua nga policia, pasi me zë dhe figurë, paralajmëroi gjyqtarët që do të kenë në dorë dënimin e nipit të tij, që i prej i njëjti fat me të ndjerin Astrit Kalaja.

Poll

MOS HUMB