Aktualitet

Operacion në 6 qytete! Lëshohen 10 masa arresti, 3 policë në pranga, një në kërkim, SPAK: Të përfshirë në grupe kriminale

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. ZËRI mëson se katër masa sigurie janë lëshuar për oficerë të Policisë së Shtetit. Tre prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

F.m

Operacion në 6 qytete! Lëshohen 10 masa arresti, 3 policë në

TIRANË- Mbi 10 masa sigurie janë ekzekutuar këtë mbrëmje nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, për të goditur grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. ZËRI mëson se katër masa sigurie janë lëshuar për oficerë të Policisë së Shtetit. Tre prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes Ervis Alisinanaj. Alisinanaj akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është personi i katërt i arrestuar nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre, etj.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej muajsh, efektivët kanë dalë në bisedat e zhvilluara në aplikacionin SKYECC, sipas të cilave, ata kanë rezultuar të përfshirë në grupe kriminale.

 

Poll

MOS HUMB