
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash. Vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, dyshohet se janë drejtuesit e trafikut të drogës. Për dy vëllezërit është lëshuar masa e srrestit me burg.
Paratë e grupit të trafikt të drogës dyshohet se pastroheshin nga biznesmenë, mes tyre dhe Artur Shehu, i cili posedon një pjesë dërrmuese të pronës në Zvërnec. Dyshimet janë se bisedat e përgjuara nga SPAK, mes anëtarëve të grupit të dy vëllezërve Koçeku, kanë çuar edhe në nisjen e hetimit për çështjen e Zvërnecit.
Luçiano allias Tur Koçeku rezulton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, e themeluar në Tiranë në tetor të vitit 2022. Kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, projektimit, investimeve civile, turistike dhe industriale, si dhe në sektorin e hotelerisë dhe shërbimeve. Emri i tij u bë publik edhe në gusht të vitit 2024, kur ai u përfshi në një incident dhune në një resort luksoz në Palasë, ngjarje që mori vëmendje të gjerë mediatike.
Ndërkohë sipas raportimeve, vëllezërit Koçeku janë vendosur në Dubai prej shumë vitesh dhe masa e sigurisë së arrestit të lëshuar nga SPAK, nuk është ekzekutuar./ZËRI