Aktualitet

Operacioni në Tiranë/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, në pranga edhe dy drejtorë të “One Albania” (EMRAT-VIDEO)

Bëhet fjalë për Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.

zh.ll
Operacioni në Tiranë/ Shpërndanin drogë në kryeqytet,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një grup kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike që kryente aktivitetin e paligjshëm në kryeqytet është goditur nga policia e Tiranës. Për pasojë, 22 persona ranë në pranga, mes tyre edhe dy emra jo pak të njohur. Bëhet fjalë për Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.

Vetëm pak muaj më parë, Erald Sina është marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”. Ngjarje  e ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës 'ONE' në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Policia ka zhvilluar operacionin në Tiranë pas 4 muajsh hetime, ndërsa ka identifikuar 33 anëtarët e grupit, ku për 22 prej tyre është ekzekutuar masa "arrest me burg". Sipas hetimeve, ky grup shiste lëndë narkotike në disa zona të kryeqytetit, në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Në pranga kanë rënë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici,Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja./ZËRI

Poll

MOS HUMB