Aktualitet

Orë agonie për Janullatosin, mediat greke: Disa organe i kanë dalë jashtë funksionit

Edhe sot, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të zgjuar nga gjumi kryepeshkopin, nuk kanë pasur sukses.

k.m.
Orë agonie për Janullatosin, mediat greke: Disa organe i kanë
Anastas Janullatos

GREQI- Ankthi për shëndetin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka kapur kulmin teksa mjekët flasin për insuficiencë shumëorganike. Dje, mjekët e spitalit “Evangelismos” i bënë trakeostominë. Edhe sot, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të zgjuar nga gjumi kryepeshkopin, nuk kanë pasur sukses.

Ai ndodhet i shtruar për të 14-ën ditë i intubuar në Repartin e Kujdesit Intensiv të “Evangelismo”, por sot në mëngjes gjendja e tij po përkeqësohet. Madje disa burime kanë bërë me dije se disa organe i kanë dalë nga funksioni.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike.

Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe tashmë konsiderohet kritike./ZËRI

Poll

MOS HUMB