
TIRANË- 24-vjeçarja që u vra me thikë nga i ati ishte nëna e 3 fëmijëve! Rayyan Alwan kishte qenë e martuar më parë dhe kishte sjellë në jetë 3 fëmijë, por për rrethana ende të paqarta ishte divorcuar. Familjarët e të resë në Gjermani kanë dëshmuar se ajo bënte një jetë ndryshe nga ta, larg edhe parimeve të fesë islame.
Ndaj ka dyshime se këto konflikte kanë sjellë edhe vrasjen e saj nga i ati në ndonjë debat që mund të kenë zhvilluar teksa qëndronin në Tiranë. Kjo për shkak se po familjarët kanë pohuar se ajo ishte dhunaur edhe më parë nga i familjarët, për shkak se nuk kishte të njëjtat parime me ta.
Por diçka është ende shumë e paqartë; përse kanë ardhur në Tiranë? Pista kryesore e policisë është që Faddi Alwan, 49 vjeç e ka sjellë në Shqipëri vajzën e tij për ta vrarë.
Në biletat e tyre të udhëtimit është gjetur një numër identifikimi dokumentash nga Kosova, por kalimin në aeroportin e Rinasit e kanë bërë me dokumenta grekë. Kështu që Policia e Tiranës do të kërkojë informacion edhe tek Policia e Kosovës për të mësuar nëse kishin ose jo mjete identifikimi. Ndërkohë autori i vrasjes të së bijës, Fadi Alwan dyshohet se fshihet në Liban, por kjo nuk është e vetmja pistë. Mediat holandeze shkruanin se ai mund ta kishte abuzuar dhe më pas vrarë të bijën, duke shtuar se kishte dyshime që pas largimit nga Shqipëria, autori të fshihej edhe në Holandë.
Autori shkoi nga Tirana, në Athinë dhe nga Athina në Amsterdam ku dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Nga ana tjetër, asnjë nga familjarët nuk është interesuar për të tërhequr kufomën e të resë. Ndërkohë që rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore ende nuk kanë dalë për të përcaktuar se kur është vrarë 24-vjeçarja.
Ka dyshime se e reja mund të jetë abuzuar nga i ati i saj, por nga dëshmitarët që jetonin pranë zonës ku ata u vendosën në Tiranë, ka edhe një tjetër version. Ata tregojnë se babë e bijë në fakt dukeshin si një çift i dashuruar, ndaj nuk përjashtohet mundësia që marrëdhënia e tyre të ketë qenë më e komplikuar. Megjithatë, përgjigje për të gjitha pikëpyetjet do të japë ekspertiza mjekoligjore./ZËRI