Aktualitet

Lajm i mirë pas tragjedisë! Vëllai 3-vjeçar humbi jetën, shpëton e motra, familja bëhet me një tjetër vajzë

U bë e ditur se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

F.I
Lajm i mirë pas tragjedisë! Vëllai 3-vjeçar humbi
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Lajme të mira për familjen Hasmegaj nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës, ku djali i tyre 3-vjeçar humbi jetën më 24 shkurt dhe vajza e tyre 7-vjeçare ishte në terapi intensive.

Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, 7-vjeçarja që dyshohet se është helmuar aksidentalisht në banesë, ka kaluar rrezikun për jetën. Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën. U bë e ditur se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi. E mitura gjithashtu është bërë dhe me një motër. Nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të çiftit, e cila është vajzë, pas vdekjes së djalit të tyre.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se motër e vëlla janë helmuar nga pesticidet që familjaret kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë së tyre. Priten rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun./ZËRI

Poll

MOS HUMB