Aktualitet

Dështon atentati në Berat, 2 vëllezërit qëllojnë me armë nga makina, Policia në "aksion" (EMRAT)

Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dije se autorët janë identifikuar dhe ka nisur puna për kapjen e tyre.

k.m.
Dështon atentati në Berat, 2 vëllezërit qëllojnë
Foto ilustruese

BERAT- Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi kanë raportuar në Policinë e Shtetit një incident që ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Sipas denoncimit të tyre, dy persona, duke lëvizur me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Por, nga të shtënat, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dije se autorët janë identifikuar si dy vëllezërit Fatjon e Marko Maloku.

Këta dy të fundit i kanë ndjekur me makinë dy shënjestrat e tyre duke i qëlluar me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë prej të rinjve. Kështu, pas marrjes së denoncimit ka nisur puna për kapjen e tyre. Ndaj, Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon kontrollet në zonë për të kapur autorët. Paraprakisht, dyshohet se shkak për përplasjen është bërë prishja e pazareve të drogës.

Berat/Informacion paraprak

Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB