Aktualitet

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane: Kush nuk zbaton rregullat, do i hiqet viza dhe do të dëbohet

Ambasada thekson se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

F.I
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane: Kush nuk zbaton rregullat, do i
njoftimi

TIRANË-Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë marrë vizë amerikane. Ambasada thekson se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit. Në rastet kur nuk zbatohen rregullat, ambasada njofton se shtetasit e pajisur me viza do të dëbohen.

"Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata të ndjekin të gjitha rregullat dhe ligjet e emigracionit të SHBA-së dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë. Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë“, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Poll

MOS HUMB