Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin/ 21-vjeçari i ikën Policisë, në makinë fshihte pushkën

Andrea Korriku qarkullonte në mjet me armë zjarri, pas një konflikti me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

F.I
Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin/ 21-vjeçari i ikën
arma e sekuestruar

KURBIN- Një ngjarje kriminale është parandaluar nga Policia e Kurbinit ditën e sotme gjatë aksionit të koduar "Parandalimi". 21-vjeçari Andrea Korriku qarkullonte në mjet me armë zjarri, pas një konflikti me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërsa raporton se konflikti nuk ishte denoncuar. Gjatë kontrollit në automjetin e 21-vjeçarit, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.  Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua kur pa shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit.

Poll

MOS HUMB