Aktualitet

Ministrja Kumbaro në SPAK, "kursehet" para mediave: Isha si person në dijeni për një çështje që lidhet me stadiumin Arena

Kumbaro, e quajti në seancën parlamentare në korrik të vitit 2022, një “pikë e voçkël” atë pjesë që do të shkëputej nga Parku i Butrintit, për t’u kthyer në resort privat.

zh.ll
Ministrja Kumbaro në SPAK, "kursehet" para mediave: Isha si
mirela kumbaro ne spak

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është parë këtë të enjte duke u paraqitur në SPAK. Kjo shënon paraqitjen e parë të ministres Kumbaro në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Kumbaro qëndroi për më shumë se 3 orë në ambientet e SPAK, ndërsa pas dalje deklaroi shkurtimisht se ishte thirrur në lidhje me një çështje që lidhet me stadiumin "Arena".

“Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin ‘Arena’," u shpreh ministrja, por pa dhënë më shumë detaje të mëtejshme rreth çështjes.

Ndërkohë, burime për ZËRI-n bënë me dije më herët se, arsyeja e paraqitjes së Kumbaros lidhet me ndërtimet në zonat e mbrojtura, veçanërisht në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Por, ku qëndron lidhja mes këtyre çështjeve?

Po sipas burimeve për ZËRI-n, në fakt bëhet fjalë për çështje që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Burimet pohojnë se pas tyre qëndron i njëjti person. Kështu, i njëjti person që ka ndërtuar "pikëzën e vogël" në plazhin e Manastirit, duke e shkëputur atë pjesë nga Parku i Butrintit, është po ai që ka ndërtuar edhe stadiumin "Arena Kombëtare", i njohur tashmë si "Air Albania".

Çfarë ndodhi-Si lindi "Pikëza e Vogël"?

Kumbaro asakohe në postin e Ministres së Turizmit dha lejen për ndërtimin e një resorti privat nëpërmjet një “investimi strategjik” në plazhin e Manastirit, duke e shkëputur atë pjesë nga Parku i Butrintit. Asokohe edhe në raportin e UNESCO-s, nënvizohej se nga Parku i Butrintit, u hoqën 600 ha. Referuar paraqitjes së hartave të përfshira në këtë raport, kjo sipërfaqe fillon nga Ksamili dhe zgjatet deri në gjirin e Manastirit. Projekti 'Manastiri Resort' fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike.

Rasti shkaktoi shumë debate në Parlament. E vënë përpara akuzave të opozitës për korrupsion dhe shkatërrim të parkut kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e quajti në seancën parlamentare në korrik të vitit 2022, një “pikë e voçkël” atë pjesë që do të shkëputej nga Parku i Butrintit, për t’u kthyer në resort privat.

Poll

MOS HUMB