Aktualitet

Berisha në SPAK, publikon dokumentin e radhës për gjyqtaren Irena Gjoka

Ai nxori një dokument që pretendon se Gjoka është përzënë nga territori grek në vitin 2002. 

F.I
Berisha në SPAK, publikon dokumentin e radhës për gjyqtaren Irena
Sali Berisha

TIRANË-  Pas paraqitjes në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, Berisha foli për mediat, ku u ndal tek akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka. Ai nxori një dokument që pretendon se Gjoka është përzënë nga territori grek në vitin 2002.  Në fjalën e tij, kryedemokrati e cilësoi gjyqtaren "kriminele në drejtësi", e cila sot gjykon dosjet e ish-presidentit Ilir Meta, dhe dosjen e Berishës.

"Avokati i Irena Gjokës, Altin Troplini, që e mban me çdo kusht këtë delinkuente, këtë kriminele në drejtësi, imagjinoni ju dosjen e ish-presidentit të Republikës, e ish-kryeministrit, e ish-kryetarit të parlamentit, e gjykon një delinkuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, nga sivëllau i saj, Altin Troplini.
Kam sjellë këtu dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe që Troplini, për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum ligjor, ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, mbi fakte, mbi prova, vetëm e vetëm për qëllimet e tij politike. Për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet dhe pushtetin e tij.
Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën.
Këtu e keni greqisht dhe shqip. Mbrapa kësaj, prisni, keni dy gjëra të rëndësishme.
Mbrapa kësaj keni përkthimin në shqip. Kjo është gjykatësja që gjykon dosjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit. Këta janë, llumi fyhet po të përdorësh fjalën llum.
Ka të tillë në botë? mund të ndodhë kund? Se vetëm kjo peng, kjo delinkuente zbaton urdhra politikë. Kanë këta një standard? Ky është standardi i Troplinit.", -u shpreh Berisha pas daljes nga SPAK.

Berisha në SPAK, publikon dokumentin e radhës për gjyqtaren Irena
dokumenti 1
Berisha në SPAK, publikon dokumentin e radhës për gjyqtaren Irena
dokumenti 2
Berisha në SPAK, publikon dokumentin e radhës për gjyqtaren Irena
dokumenti 3

Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll

MOS HUMB