Aktualitet

Pas zjarrit në malin e Shëngjinit, shpërthejnë edhe 3 vatra të tjera në Lezhë

Sipas informacioneve paraprake, vatrat e zjarrit në Zadrimë dhe Balldren kanë përfshirë sipërfaqe bujqësore dhe janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, duke u shuar pa shkaktuar përhapje të mëtejshme.

zh.ll
Pas zjarrit në malin e Shëngjinit, shpërthejnë edhe 3 vatra
lezhe

LEZHË- Zjarri që ka përfshirë mbrëmjen e djeshme, 3 korrik, malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas autoriteteve, zjarri në Malin e Shëngjinit do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm deri në shuarjen e plotë të tij, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së flakeve të cilët u shfaqen rreth orës 21:00 të së premtes.

Por, pas zjarrit në malin e Shëngjint, janë shfaqur edhe 3 vatra të tjera gjatë ditës së sotme, në qarkun e Lezhës, konkretisht në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë.

Sipas informacioneve paraprake, vatrat e zjarrit në Zadrimë dhe Balldren kanë përfshirë sipërfaqe bujqësore dhe janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, duke u shuar pa shkaktuar përhapje të mëtejshme. Situata paraqitet më problematike në Pllanë, ku flakët kanë përfshirë një zonë pyjore. 

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e zjarrit, pasi në afërsi ndodhen edhe banesa. Aktualisht, operacioni vijon në terren, ndërsa Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB