
TIRANË-Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Shega u arrestuar në Itali në muajin nëntor të vitit të kaluar me urdhër të GJKKO, pasi SPAK e shpalli në kërkim. 52-vjeçari akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

NJOFTIMI:
Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Emri i tij ishte mes 21 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK në nëntor të vitit të kaluar, rreth një megaoperacioni në Elbasan. 52-vjeçari është i skeduar edhe për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën. Shega është administrator i dy kompanive "Viola Green" dhe "Wonder Green", përmes të cilave dyshohet se pasatronte paratë e disa grupeve kriminale. Përmes kompanisë "Viola Green", Shega ka fituar 10 tendera i vetëm dhe 4 të tjerë në bashkëpunim me "Bardhi shpk"./ZËRI