Aktualitet

"Pavarësia e gjyqtarëve, detyrë e përhershme", Gonzato: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme

Gonzato ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit

F.I
"Pavarësia e gjyqtarëve, detyrë e përhershme",
Silvio Gonzato

TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka bërë me dije këtë të martë (4 mars 2025) se mbështetja e Unionit për reformën në drejtësi dhe prodhimet e saj është ende aktive dhe e palëkundur. Gonzato ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku u diskutua rreth trashëgimisë së sistemit të vetingut të vendosur nga reforma në drejtësi e vitit 2016. 

Për ambasadorin e BE në Shqipëri “përgjegjësia dhe pavarësia janë në qendër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës”.

“Besimi eshtë një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”,- tha Gonzato në në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

"Pavarësia e gjyqtarëve, detyrë e përhershme",
POSTIMI
Poll

MOS HUMB